Juventus zhgënjen përsëri, Biankonerët ndalen në barazim ndaj Crotones

Juventusi ka ngecur sërish në Serie A, ekipi kampion u ndalua ndaj Crotones me rezultatin 1-1. Një rezultat shumë zhgënjyes për skuadrën bardhezi, që pavarësisht mungesave duhej të fitonte sfidën.

Ndeshja u zhbllokua shumë shpejt nga vendasit. Ata ndëshkuan kampionët me një penallti të shkaktuar nga Bonucci. Kapiteni gaboi në zonë dhe i dha mundësinë Simy-t të dërgonte topin në rrjetë për 1-0.

Alavaro Morata barazoi po në pjesë të parë pas pasimit të Chiesa-s. Sulmuesi realizoi golin e parë pas rikthimit me bluzën e Juventusit. Pjesa e dytë nuk dhuroi asnjë gol tjetër, përveç kartonit të kuq të Chiesas në minutën e 60′.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here