Manchester City mposht Arsenalin në derbin e javës në Premier League

Manchester City është kthyer te fitorja në Premier League pasi ka mundur 1-0 Arsenal-in në javën e pestë.

Një fitore e rëndësishme për Qytetarët që janë paraqitur në këtë ndeshje pas një humbje dhe një barazimi të marrë në dy  takimet e fundit.

Sfida e luajtur në Etihad Stadium është vendosur nga një gol i Sterling në minutën e 23-të.

Kjo ka qenë fitorja e shtatë radhazi në kampionat për City-n kundër Arsenal-it. Skuadra e Pep është ngjitur ne vendin e 10-të me shtatë pikë, ndërsa Topçinjtë janë në të pestin me 9 pikë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here