Maldini bën gati 20 milionë euro, Milan transferon yllin e Ajaxit

Maldini i fiksuar pas tij, Rosonerët kanë gati ofertën prej 20 milionë eurove.

TodoFichajes, raporton se Milani është i interesuar për transferimin e yllit të Ajax, Ryan Gravenberch.

Maldini dhe Massara kanë përgatitur një ofertë prej 20 milionë eurove dhe shpresojnë se mund ta kompletojnë transferimin e Gravenberch në janar.

Gravenberch konsiderohet si Pogba i ri në Holandë, falë fizikut dhe aftësive teknike me topin.

Agjent i 18-vjeçarit është Mino Raiola, i cili është në bisedime me Milanin rreth Donnarummas dhe Ibrahimovicit për rinovimin e kontratës.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here