Cutrone drejt rikthimin në Premier League

Fiorentina riktheu në mënyrë të bujshme sulmuesin e talentuar Patrick Cutrone në janar të këtij viti, pasi e mori në huazim me të drejtë blerjeje për shifrën e 16 milionë eurove, nga klubi anglez i Wolves.

Megjithatë 22-vjeçari nuk po bind aspak në Firence dhe sipas mediave italiane, presidenti Commisso e stafi drejtues po mendojnë të ndërpresin huazimin para kohe dhe ta rikthejnë te Wolves në merkaton e dimrit.

Deri tani Cutrone ka luajtur 23 ndeshje me Fiorentinën dhe ka shënuar 4 gola, por vetëm në 14 ndeshje ka qëndruar në fushë për më tepër se 30 minuta, ndaj së fundi është lënë në pankinë edhe për çështje strategjie.

Kjo pasi në marrëveshjen 18-mujore të huazimit, e drejta e blerjes shndërrohet në detyrim, nëse futbollisti plotëson numrin e 26 aktivizimeve dhe duket se drejtuesit kanë urdhëruar trajnerin Iachini të shmangë zbritjen në fushë të Cutrones.

Presidenti Commisso e cilëson të tepërt shpenzimin e 16 milionë eurove për kartonin e një sulmuesi që nuk është titullar dhe për më tepër, plani i drejtuesve është të përqendrohen te rritja e sulmuesve aktualë si Kouame e Vlahovic, të cilët janë në pronësi të klubit vjollcë.C

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here