Bombë nga Italia: Mauro Icardi rikthehet në Serie A!

Mauro Icardi rikthehet në Itali!

Calciomercato.com, ka lëshuar një lajm bombastik duke raportuar se Milan synon transferimin e Mauro Icardit në merkaton e janarit.

Rosonerët janë në kërkim të një qendërsulmuesi, që do të jetë pasuesi i Ibrahimovic, pasiqë për suedezin ky pritet të jetë sezoni i fundit si profesionist.

Te Milani e shohin Icardin si pasuesin ideal të Ibrahimovic, pasiqë argjenatinasi ka shkëlqyer më parë në Serie A me fanellën e Sampdorias dhe Interit.

Icardi nuk po luan shum minuta te PSG nën drejtimin e Tuchel dhe është i gatshëm të rikthehet në Milano.

Rosonerët kanë përgatitur një ofertë prej 10 milionë eurove për huazimin e tij deri në fund të sezonit me obligim blerjeje për 40 milionë euro.

Bisedimet pritet të fillojnë së shpejti, ndërsa Parisienët sipas të gjitha gjasave do ta pranojnë ofertën e Milanit.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here