Bayerni fiton në transfertën me Lokomotivën e Moskës

Bayern Munich ka fituar si mysafir i Lokomotiva Moskës me rezultat 2-1 në kuadër të xhiros së dytë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

Bavarezët e nisën mirë takimin duke krijuar rast që në minutën e tetë të takimit me Robert Lewnadowskin, por polaku nuk arriti të shënojë.

Në rastin e dytë erdhi edhe goli. Benjamin Pavard asistoi te Leon Goretzka i cili shënoi për 1-0.

Rasti i fundit i mirë i pjesës së parë ishte ai i Kingsley Coman në minutën e 28-të, por që nuk erdhi goli.

Në pjesën e dytë të dy skuadrat kishte raste.

Goli i barazimit erdhi në minutën e 70-të, kur Anton Miranchuk shënoi për 1-1.

Por bavarezët kërkonin fitore në këtë takim dhe e gjetën me golin e shënuar nga Joshua Kimmich në minutën  79-të.

Krejt në fund rast të mirë kishte edhe Douglas Costa, por që nuk kishte fat.

Bayern Munich tani ka gjashtë pikë nga dy ndeshje, ndërsa Lokomotiva mbetet me një pikë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here