Grupi C: City mposht me lehtësi Marseille, Porto bën detyrën ndaj Olimpiacos

Manchester City ka marrë fitoren e dytë në Grupin C të Champions League.

Anglezët kanë fituar 3-0 në fushën e Marseille falë golave të Torres (18′), Gudogan(76′) dhe Sterling (81′).

Spanjolli është bërë lojtari i dytë që shënon në të dy ndeshjet e para të luajtura me City në Champions League pas Mario Balotelli-t në 2011-ën.

Fitore edhe për Porto-n, që ka mundur 2-0 në shtëpi Olympiacos. Vieira (11′) dhe Sergio Oliviera (85′) kanë shënuar për portugezët.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here