Formacionet zyrtare: Juventus – Barcelona

Juventusi është nikoqir i Barcelonës në kuadër të javës së dytë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Zonja e Vjetër do të jetë pa Cristiano Ronaldon, që vazhdon të mbetet pozitiv me COVID-19.

Trajneri i Juves, Andrea Pirlo, për këtë ndeshje në sulm ka zgjedhur dyshen, Paulo Dylbala dhe Alvaro Morata.

Në anën tjetër Ronald Koeman sulmin ia ka besuar Lionel Messit, ndërsa atë do ta ndihmojë Antoine Griezmann dhe Ousmane Dembele.

Ansu Fati do ta fillojë ndeshje nga banka, ndërsa Gerard Pique mungon shkaku i kartonit të kuq dhe Philippe Coutinho shkaku i lëndimit.

Ndeshja fillon në ora 21:00 dhe zhvillohet në Allianz Stadium.

Juventus: Szczesny; Demiral, Bonucci, Danilo; Cuadrado, Kulusevski, Bentancur, Rabiot, Chiesa; Dybala, Morata

Barcelona: Neto; Sergi Roberto, Araujo, Lenglet, Jordi Alba; Pjanic, De Jong; Pedri, Messi, Dembelé; Griezmann

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here