Shkëlqen Kean, PSG fiton në transfertën me Istanbul Basaksehir

Paris Saint-Germain ka fituar si mysafir i Istanbul Basaksehir me rezultat 2-0 në ndeshjen e vlefshme për fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve.

Kampioni francez ka marr një fitore të vështirë, por shumë të vlefshme ndaj turqve në takimin e zhvilluar në ‘Basaksehir Fatih Terim Stadium’ në Stamboll, me hero sulmuesin italian, Moise Kean.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë për një nuancë më të mirë nga PSG, e cila menaxhoi lojën dhe krijoi shumë, por pa arritur t’i ndryshojnë shifrat.

Gjëja e vetme që vlen të ceket në pjesën e parë është lëndimi i yllit brazilian, Neymar, i cili u detyrua ta lëshoj fushën në minutën e 25-të.

Në pjesën e dytë, parisienët treguan më shumë karakter duke arritur t’i konkretizojnë rastet dhe të sigurojnë fitoren.

Ishte dyshja Kylian Mbappe dhe Moise Kean që e shpartalluan klubin turk me dy gola si produkt bashkëveprimi.

Mbappe asistoi në minutën e 64-të për Kean, i cili shënoi me kokë për 0-1, ndërsa në minutën e 79-të përsëri ishte sulmuesi italian që shënoi për 0-2 pas asistimit të francezit dhe me këtë rezultat u mbyll ndeshja.

Pas kësaj fitore, PSG e sheh veten në pozitën e dytë me tri pikë, ndërsa Basaksehir në vendin e fundit pa pikë.

Në ndeshjen e radhës, francezët udhëtojnë te RB Leipzig, ndërsa turqit e presin Manchester Unitedin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here