Shkëmbim spektakolarë: De Ligt në Madrid, dy yjet e Realit te Juventusi!

Portali i njohur spanjoll Don Balon ka lëshuar sot një lajm bombastik.

Sipas Don Balon, Florentino Perez është i gatshëm t’ia ofrojë Juventusit Marcelon dhe Eder Militanon në këmbim të Matthijs de Ligt.

Marcelo dhe Militao nuk bëjnë pjesë në planet e Zidane dhe Perez është i gatshëm ti sakrifikojë ata të dy për të arritur deri te de Ligt.

Militao erdhi si përforcim i madh prej 50 milionë eurove, por nuk po arrin të ambientohet te Reali.

De Ligt nga ana tjetër është i lënduar dhe që nga transferimi i tij te Juventusi është në qendër të kritikave, pasiqë nuk e ka arsyetuar investimin e bërë për të.

Pirlo beson se mund ta rikthejë Militaon në formën e duhur, ndërsa Marcelo do të ishte një përforcim i madh për krahun e majtë.

Bisedimet pritet të fillojnë së shpejti, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që ky shkëmbim të realizohet në janar.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here