City gati të bëjë çmendurinë, 130 milionë euro për transferimin e Felix

Manchester City nuk e ka nisur mirë sezonin e ri dhe Cityzens renditen në pozitën e 13-të pas pesë ndeshjeve të luajtura.

Qytetarët nuk po shënojnë sikur në sezonet e kaluara dhe Pep Guardiola ia ka kërkuar drejtuesve transferimin e Joao Felix. City ka shfaqur interesim për Felix para se ai të transferohej te Atletico.

Te City janë të vetëdijshëm se transferimi i Felix është një mision mjaftë i vështirë, mirëpo drejtuesit janë të gatshëm të ofrojnë 130 milionë euro për të bindur Los Colchoneros.

Guardiola synon të krijojë një dyshe të frikshme në vijën e sulmit me Felix dhe Gabriel Jesus.

Nuk përjashtohet mundësia që Atletico ta pranojë ofertën e Cityt, për shkak të krizës financiare të shkaktuar nga koronavirusi.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here