Formacionet zyrtare: Milan – Sparta Praga, Rosonerët kërkojnë fitoren e rradhës

Milan do të luaj ndeshjen e dytë në Ligën e Evropës për edicionin 2020/2021.

Rossonerët do të jenë nikoqir të gjigantit çek Sparta Pragë në kuadër të xhiros së dytë të Grupit H në Ligën e Evropës.

Gjiganti italian e fitoi takimin e parë në udhëtim te Celtic 1-3, ndërsa çekët u mposhtën thellë 1-4 nga Lille.

Skuadra e trajnerit Stefano Piolo synon të vazhdoj me fitore, ndërsa mysafirët kanë udhëtuar drejt San Siros për të befasuar.

Tanimë dy trajnerët kanë publikuar edhe formacionet zyrtare për këtë sfidë të rëndësishme.

Formacionet zyrtare:

Milan: Tatarusane, Calabria, Kjaer, Romagnoli, Dalot, Benacer, Tonali, Krunic, Castillejo, Diaz, Ibrahimovic.

Sparta Pragë: Heca, Sacek, Celustka, Lischka, Hanousek, Vindheim, Travnik, Pavelka, Dockal, Krejci, Julis.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here