Shkëmbimi i janarit: Dybala në Madrid, dy yjet e Realit te Juventusi!

Real Madrid dhe Juventus kanë gati shkëmbimin spektakolarë.

Paulo Dybala është objektivi kryesorë i Realit për merkaton e janarit, pasiqë në lojën e Madrilenëve vërhehet mungesa e sulmuesve cilësorë.

Siç raporton portali i njohur spanjoll Don Balon, Florentino Perez është i gatshëm të sakrifikojë Iscon dhe Vinicius Junior për të arritur deri te Dybala.

Isco pëlqehet shumë nga Pirlo dhe Ronaldo ia ka kërkuar Agnellit transferimin e spanjollit për një kohë të gjatë.

Sa i përket Vinicius ai shihet si një sulmues me të ardhme të ndritur, mirëpo te Reali nuk po arrin ta shfaq potencialin e tij.

Bisedimet pritet të fillojnë së shpejti dhe Reali do të insistojë që ky shkëmbim të realizohet në merkaton e janarit.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here