Barcelona po bën gati ofertën për Garcian!

Barcelona qysh prej janarit ka ndërmend të fillojë një revolucion të vërtetë në skuadër por sidomos në repartin e mbrojtjes.

Barcelona është duke bërë gati një ofertë të re për mbrojtësin e Manchester City, Eric Garcia, raporton kështu gazeta ESPN.

Skuadra katalanse tentoi transferimin e 19 vjeçarit gjatë afatit kalimtar që u mbyll në javën e parë të tetorit mirëpo një tentativë e tillë dështoi duke shtyrë kështu të gjitha gjërat për merkaton e janarit.

Ronald Koeman nuk është i kënaqur me mbrojtjen që aktualisht posedon kështu që një ndërhyrje në merkato duket e nevojshme dhe tashmë që Bartomeu ka dhënë dorëheqje mundësi të reja për Blaugranat duken në horizont.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here