Bologna synon transferimin e Mandzukic!

Bologna po synon transferimin e sulmuesit kroat, Mario Mandzukic pasi tashmë kanë humbur sulmuesin e tyre, Federico Santander, raporton kështu Sky Sports në Itali.

Bolonjezët kërkojnë me çdo kusht të përforcojnë repartin e tyre të sulmit tashmë pasi kanë humbur Santanderin i cili ka pësuar një dëmtim në gju i cili do ta mbajë jashtë fushave të blerta me muaj të tërë.

Mandzukic aktualisht është pa skuadër qysh prej largimit nga skuadra e Al-Duhail në korrik dhe tashmë po mendon rikthimin në top ligën italiane ku më herët në këtë ligë ka veshur fanelën e kampionit aktual të Serie A, Juventusit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here