De Vrij i gatshëm për bisedime me Interin!

Inter shumë shpejt do të fillojë bisedimet me Stefan De Vrij për një kontratë të re, raporton kështu Tuttosport.

Skuadra nga veriu i Italisë po i jep prioritet rinovimit të kontratës me Lautaro Martinezin dhe futbollistëve tjerë kryesorë mirëpo agjenti i De Vrij, Mino Raiola është i vendosur që të ulet në bisedime me drejtuesit e skuadrës dhe të diskutojë për të ardhmen e holandezit.

Kontrata aktuale e De Vrij aktualisht skadon në 2023 mirëpo Raiola dëshiron që të fillojë bisedimet që lojtari i tij të përfitojë njëjtë si Romelu Lukaku, Christian Eriksen dhe Alexis Sanchez ose përndryshe largimi mbete një opsion.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here