E bujshme: Kepa në janar te gjiganti italian!

Goditje surprizë, Kepa drejt transferimit në Itali.

Kepa Arrizabalaga e ka humbur vendin e titullarit te Chelsea pas paraqitjeve të dobëta dhe sipas të gjitha gjasave do të largohet nga Stamford Bridge.

Calciomercato.com, raporton se Juventus ka shfaqur interesim për transferimin e tij në janar.

Te Zonja e Vjetër besojnë se mund ta rikthejnë spanjollin në formën e duhur, por edhe ta rrisin konkurencën në skuadër.

Biankonerët synojnë huazimin e tij me opsion blerjeje dhe bisedimet pritet të fillojnë së shpejti.

Chelsea e bleu 26-vjeçarin për 80 milionë euro, mirëpo vlera e tij aktuale në treg është rreth 20 milionë euro, shifër aspak problematike për Juventusin.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here