El Shaarawy rikthehet në Serie A!

Stephan el Shaarawy është pranë rikthimit në Serie A dhe pikërisht tek ish skuadra e tij, Roma.

Mungesa e emrave në stolin e skuadrës dhe vështirësitë që po hasin Perez dhe Mayoral kanë bërë që të lakohet përsëri emri i El Shaarawy.

Sulmuesi ka qenë shumë i lidhur me kryeqytetin përkundër faktit që u largua nga këtu prej më shumë se një viti e gjysmë.

Vëllau i tij asnjëherë nuk ka humbur kontaktet me skuadrën e Giallorosëve dhe tashmë po mundohet që ta bindë Shanghain që këtë dimër ta lërë atë të transferohet në Serie A në një fazë kur Roma ka më shumti nevojë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here