Valencia lë në pritjen Atleticon për Kondogbian!

Valencia do të lërë në pritje skuadrën e Atletico Madrid për të nënshkruar me mesfushorin e saj, Geoffrey Kondogbia, raporton kështu Marca.

Atletico kanë mundësinë për të firmosur me një mesfushor, dhe rregullat e La Ligas thonë që ata mund të transferojnë një lojtar brenda ligës ose nga jashtë por nëse futbollisti është pa skuadër.

Duke marrë parasysh faktin që Thomas Partey u transferua tek Arsenal, skuadra madrilene riktheu vëmendjen e saj për transferimin e Kondogbias mirëpo duket se skuadra spanjolle do të lërë pak në pritje Los Colchoneros pasi nuk do të lejohet menjëherë shitja e tij nga drejtuesit e klubit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here