Duvan Zapata tek gjiganti europian!

Sulmuesi i Atalantas, Duvan Zapata prej sezonit të ardhshëm pritet që të ketë një skuadër të re dhe bëhet fjalë për Atletico Madrid, raporton kështu Calcio Mercato.

Diego Simeone kërkon me çdo kusht transferimin e 29 vjeçarit pasi tek Zapata argjentinasi sheh futbollistin ideal që mund të përkrahë Luis Suarezin në sulm në Wanda Metropolitano.

Atalanta nga ana tjetër do të lejojë largimin e tij vetëm në qoftë se në drejtim të tyre vjen një ofertë hiç më pak se 50 milionë euro, shifër kjo paksa e lartë në këtë krizë mirëpo drejtuesit e Los Colchoneros mund ti plotësojnë edhe këtë dëshirë Simeones.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here