Ronaldo vendos ultimatum: Juventus transferon dyshen e La Ligas për 100 milionë euro

Juventus nuk e ka nisur në mënyrën më të mirë sezonin e ri. 

Biankonerët kanë grumbulluar 9-të pikë pas pesë ndeshjeve të luajtura.

Pirlo nuk ka arritur ta implementojë filozofinë e tij te Juventusi. Italiani kishte paralajmëruar një Juventus shumë sulmues, por Biankonerët kanë shfaqur mjaftë dobësi në vijën e sulmit.

Prandaj Cristiano Ronaldo i ka vendosur ultimatum Agnellit  për të qëndruar te Juventusi edhe për një tjetër sezon. Portugezi ka kërkuar transferimin e dyshes nga La Liga, Mikel Oyarzabal dhe Jules Kounde.

Oyarzabal do të ishte një përforcim ideal për krahun e majtë të sulmit. 23-vjeçari ka shënuar katër gola këtë sezon me Real Sociedad, ndërsa vlera e tij në treg është 60 milionë euro.

Kounde nga ana tjetër shihet si një përforim ideal për vijën e mbrojtjes, pasiqë Bonucci dhe Chiellini janë drejt përfundimit të karrierës së tyre. 21-vjeçari po shkëlqen te Sevilla dhe cilësohet si një mbrojtës me një të ardhme të ndritur.

Për transferimin e dyshes Juventus do të duhet të shpenzojë 100 milionë euro verën e ardhshme.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here