Bomba e janarit: Eriksen largohet nga Interi, por jo nga Serie A!

Aventura e Christian Eriksen me Interin drejt fundit, por danezi mbetet në Itali.

Christian Eriksen sipas të gjitha gjasave do të largohet nga Interi në merkaton e janarit.

Danezi nuk bën pjesë në planet e Contes dhe nuk po fiton shumë hapësira, prandaj Neroaxurët janë të gatshëm ta shesin atë për një shifër prej 20 milionë eurove.

Shifër kjo aspak e lartë duke pasur parasysh kualitetet që posedon danezi. Portali i njohur spanjoll Don Balon, raporton se  danezi do të mbetet në Serie A, pasiqë interesim për blerjen e tij kanë shfaqur Milan, Roma dhe Lazio.

Milani shihet si favorit për të siguruar shërbimet e Eriksen në janar, pasiqë danezi nuk do të ndryshojë qytet dhe Rosonerët kanë stabilitetin financiar për ta bërë një transferim të tillë.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here