Bombë, ylli i Liverpool i bashkohet Interit!

Inter e ka të detyrueshme një ndërhyrje në merkaton e janarit për shkak të formës jo të mirë që po tregon skuadra e Contes në këtë fillim sezoni.

Neroazzurët janë duke bërë gati kështu transferimin e mesfushorit të Liverpool, Georginio Wijnaldum nga kampinët e Premier League, Liverpool.

Mirëpo siç raportojnë mediat britanike një gjë e tillë nuk do të jetë e lehtë për tu arritur pasi për shërbimet e holandezit në garë janë gjithashtu skuadrat e Barcelonës dhe Paris Saint Germain.

Nga ana tjetër Wijnaldum nuk është në planet e trajnerit Jurgen Klopp dhe largimi nga Anfield Road është opsioni i duhur për karrierën e tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here