Roma mposht Fiorentinën në Olimpico

Roma ka triumfuar 2-0 përballë Fiorentinës në kuadër të javës së gjashtë në Serie A.

Pas vetëm 12 minutash lojë, Giallorossët kaluan në epërsi me anë të Leonardo Spinazzola.

Më pas, Fiorentina krijoi disa shanse të mira për të barazuar rezultatin, mirëpo u mungoi fati.

Roma rrezikoi me anë të Edin Dzekos dhe Pedro Rodriguezit, e që as goditjet e tyre nuk ishin të sakta.

Në pjesën e dytë, vendasit ishin edhe më kërkues dhe tentonin që të siguronin triumfin ndaj Violas.

Ishte minuta e 70-të kur Pedro pranoi një asistim nga Henrikh Mkhitaryan për të shënuar për 2-0 dhe për t’i siguruar skuadrës së tij tri pikë të mëdha.

Pas javës së gjashtë, Roma është në vendin e shtatë me 11 pikë, ndërsa në xhiron e shtatë do të takohet me Genoan.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here