Formacionet zyrtare: Real Madrid – Inter

Real Madrid-Inter është kryesfida e mbrëmjes së sotme në Champions League. Të dy trajnerët kanë publikuar formacionet titullare për sfidën e sotme.

Tekniku Zinedine Zidane e nis sfidën në sulm me një 4-3-3. Lucas Vazquez e nis si mbrojtës i djathtë, ndërsa Mendy është titullar në krahun e majtë. Kroos, Casemiro dhe Valverde luajnë në mesfushë, ndërsa Modric në stol. Hazard konfirmohet si titullar me Benzemanë dhe Asension që plotësojnë formacionin.

Interi nuk heq doprë nga skema e preferuar e Antonio Contes me 3-5-2. Numri një i stolit ka hedhur nga minuta e parë e lojës Bastonin, De Vrij dhe D’Ambrosion, pavarësisht se Skriniar u rikthye në dispozicion.

Young dhe Hakimi e nisin nga krahët, ndërsa Barella, Brozovic dhe Vidal janë në mesfushë. Perisic dhe Martinez luajnë në sulm së bashku.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here