E bujshme: Gjiganti italian pranë skualifikimit nga Serie A

Gazzetta dello Sport, raporton se gjiganti italian rrezikon skualifikimin nga Serie A.

Bëhet fjalë për Lazion, që është në rrezik të madh.

Klubi bardhekaltër ka evokuar parametra të ndryshëm shëndetësor midis garave të UEFA-s, sikurse është Champions-i dhe Italisë (Serie A). Situata duket paradoksale. Tani po shfaqen tablo të ndryshme të lojtarëve pozitivë me koronavirus: me shëndet të mirë për të luajtur në Serie A, por jo në Europë. Ndoshta do të shohim edhe të kundërtën, kush e di. Ndërkohë, Prokuroria Federale, e drejtuar nga Giuseppe Chiné, ka ndërhyrë, duke nisur një hetim për çështjen e tamponëve të Lazio.

Nëse vërtetohet se kryeqytetasit kanë mashtruar me testet për të mundësuar lojtarë të vet, që të luajnë në Itali, atëherë Lazio rrezikon përjashtimin nga Seria A. “Molla e sherrit” janë tre lojtarë: Thomas Strakosha, Çiro Imobile dhe Lukas Leiva. UEFA ia ka ndaluar klubit bardhekaltër t’i grumbullojë këta lojtarë për ndeshjen e sotme në Ligën e Kampioneve. Në testet e kryera javën e kaluar, UEFA zbuloi se këta 3 futbollistë ishin pozitivë ndaj koronavirusit dhe nuk mund të luanin në Champions.

Megjithatë, pas tamponëve të kryer në Itali për ndeshjen me Torinon, Lazio njoftoi se 3 futbollistë ishin negativë. Kësisoji, i grumbulloi për ndeshjen e kampionatit. Strakosha qëndroi në stol, ndërsa Imobile dhe Leiva u aktivizuan në ndeshje. Sipas protokolleve të pandemisë dhe rregullave të FIGC, nëse rezulton që Lazio ka bërë ndonjë parregullsi për t’i pasur gati tre lojtarët, atëherë dënimi për të do jetë i madh. Skuadra e presidentit Lotito rrezikon që nga heqja e pikëve në renditje, te gjoba e majme, deri te përjashtimi nga kampionati.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here