Juve, Paratici ka në mendje emrin e ri në mesfushë!

Fabio Paratici ka gati surprizën e madhe në merkaton e ardhshme.

Synimi i tij mbetet përforcimi i mesfushës dhe emri i ri është bërë i ditur dhe është një senzacion i vërtetë.

Bëhet fjalë për mesfushorin e rivalëve të Romës, Nicolo Zaniolo i cili këtë verë është kërkuar nga shumë skuadra të mëdha europiane mirëpo Roma rezistoi duke mos e shitur atë.

Mirëpo tashmë gjërat duken ndryshe pasi Paratici së bashku me Agnellin do të bëjnë gjithçka që është e nevojshme për të arritur një transferim të tillë pasi kanë shumë nevojë për përforcime në mesfushë pasi është një repart që po hasin probleme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here