Kante në Serie A!

N’Golo Kante është duke kaluar me shumë mundësi sezonin e tij të fundit tek skuadra e Chelseas.

Kjo pasi Inter ka shfaqur interesim të madh për transferimin e tij mirëpo tashmë Neroazzurët nuk janë të vetëm në këtë garë pasi edhe Real Madrid kërkon të sigurojë shërbimet e francezit.

Mirëpo për Kanten zgjedhja është e thjeshtë pasi marrëdhëniet e tij me trajnerin aktual të Interit, Antonio Conten janë shumë të mira dhe ai do pëlqente faktin që të vihej përsëri nën urdhërat e tij.

Canal+ raporton që Kante është objektivi kryesor tashmë për skuadrën e Interit dhe pritet transferimi i tij qysh në janar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here