Liverpooli ka gjetur zëvendësuesin e Van Dijk në Spanjë për 10 milionë euro

Liverpooli ka rikthyer interesimin për mbrojtësin e Real Betis, Aissa Mandi, raporton TodoFichajes.

Reds janë në kërkim të një qendërmbrojtësi pas lëndimit të rëndë të Van Dijk.

Liverpooli tentoi transferimin e Mandi gjatë verës së kaluar, por Betisi refuzoi ofertën prej 9 milionë eurove.

Mirëpo 27-vjeçari ka kontratë me Betisin edhe për 18 muaj dhe andaluzianët e kanë shansin e fundit të përfitojnë nga shitja e tij.

Liverpooli synon ta transferojë atë në janar dhe sipas të gjitha gjasave Mandi do ta vesh fanellën e The Reds.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here