Milik mes dy gjigantëve të Serie A!

Arkadiusz Milik e ka të qartë se do të largohet nga skuadra e Napolit në janar mirëpo ende nuk e ka zgjedhur skuadrën e tij të ardhshme.

Polaku në fillim kishte negociuar për një transferim tek skuadra e Juventusit mirëpo një gjë e tillë dështoi dhe pastaj bisedoi me palët e Romës dhe Tottenhamit.

Edhe pse Roma nuk arriti në fillim të sigurojë shërbimet e tij tani po mendon që të blejë kartonin e tij për një shifër prej 25 milionë eurosh.

Mirëpo Giallorossët nuk janë të vetëm në këtë garë për arsye se pas tij tashmë është vënë edhe Interi i Contes i cili po kërkon edhe një sulmues tjetër pas Lukakut dhe Lautaros.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here