Castillejon dhe para, Maldini ka gati goditjen e parë për merkaton e janarit

Drejtori sportiv i Milanit, Paolo Maldini, ka vendosur që ta përforcojë krahun e djathtë të sulmit në merkaton e janarit.

PianetaMilan, shkruan se Maldini e ka identifikuar krahun e djathtë të sulmit si një dobësi të skuadrës, pasiqë Samu Castillejo nuk bën paraqitje në nivelin e duhur.

Spanjolli e ka nisur sezonin me vështirësi pas lëndimeve, mirëpo duke pasur parasysh paraqitjet që kanë bërë Calhanoglu, Leao, Rebic dhe Diaz, Castillejo ka qenë më i dobëti në skuadër. Castillejo e ka humbur vendin e titullarit nga Saelemaekers.

Prandaj Maldini synon ta përforcojë skuadrën nga krahu i djathtë dhe e ka piketuar Florian Thauvin si futbollistin ideal.

Thauvinit i skadon kontrata me Marseille në fund të sezonit, mirëpo klubi francez ka kërkuar 30 milionë euro për ta lënë të lirë atë në janar.

Maldini do t’ia ofrojë Marseille kartonin e Castillejos dhe një shumë parash dhe marrëveshja pritet të arrihet me lehtësi.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here