Atletico Madrid do transferojë yllin e Milanit!

Diego Simeone duket se po kërkon të shfytëzojë situatën e vështirë ekonomike nëpër të cilën po kalon Milan për të siguruar shërbimet e mesfushorit të saj, Hakan Calhanoglu.

Siç raporton e përditshmja spanjolle AS, skuadra nga kryeqyteti është e gatshme të ofrojë një shifër më të lartë për mesfushorin turk në mënyrë që ta bindë këtë të fundit për tu larguar nga San Siro.

Calhanoglu nuk po kalon një situatë të mirë tek kuqezinjtë pasi kontrata e tij do të skadojë në fund të këtij sezoni dhe të dy palët akoma nuk kanë arritur një marrëveshje të re për të paguar pagën që kërkon ai.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here