Barcelona dështon të arrijë marrëveshje për uljen e pagave me lojtarët!

Barcelona ka dështuar që të arrijë një marrëveshje me futbollistët e saj pas shumë negociatave të stërzgjatura që rezultuan në një dështim të plotë.

Gjigantët e La Ligas po kërkojnë të ulin pagat e futbollistëve për shkak të problemeve serioze financiare që kanë përjetuar për shkak të pandemisë së Corona virusit.

Barca deklaroi që ka pasuar rënie të të ardhurave në 300 milionë euro duke synuar kështu që nga pagat të kursejë deri në 191 milionë euro pasi që është e vetmja zgjidhje momentale.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here