Milani euforik, në janar vijnë 4 yje në San Siro!

Skuadra e Milanit në afatin kalimtar të janarit duket se do të sigurojë disa përforcime shumë të rëndësishme që mund të jenë kyçe për të fituar trofeun e Serie A.

Siç raportojnë mediat italiane, Maldini tashmë veçse është duke punuar për të siguruar ardhjen e 4 blerjeve të reja në San Siro.

I pari në listë është Kabak i Schalkes, pastaj pritet transferimi i Lovatos nga Verona dhe Nikola Milenkovic nga Fiorentina, pasi Milan ka nevojë për ty mbrojtës qëndrorë.

Nga ana tjetër në radarën e Rossonerëve janë dhe Dominik Szoboszlai i RB Salzburg dhe Markus Thuram nga skuadra e Borussia Monchengladbach.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here