Roma ska të ndalur, Fonseca transferon një sulmues nga Premier League!

Paolo Fonseca nuk e ka ndërmend që të kursej drejtuesit e klubit sa i përket merkatos së janarit e sidomos në repartin e sulmit.

Tashmë me El Shaarawyn që është shumë pranë të bëhet një Gialloross përsëri, tashmë edhe emri i Bernard të Everton është lakuar tek skuadra nga kryeqyteti italian.

Braziliani i cili tashmë është pjesë e skuadrës së Carlo Ancelottit ka qenë më herët nën urdhërat e Fonsecas gjatë kohës kur të dy ishin pjesë e skuadrës ukrainase të Shakhtar Donetsk.

Një transferim i tillë nuk është vetëm hipotezë pasi vet agjenti i futbollistit e ka konfirmuar një interesim të tillë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here