Depay i dëshpëruar për një transferim tek Barcelona!

Barcelona ka mbetur në kokën e sulmuesit të Lyon, Memphis Depay, i cili dëshpërimisht kërkon transferimin tek kjo skuadër.

Siç raporton Mundo Deportivo, Memphis Depay kërkon që të transferohet tek kjo skuadër gjatë afatit kalimtar të janarit.

Sulmuesi holandez është pjesë e skuadrës së Lyon dhe shpreson që do të lihet i lirë nga kjo skuadër për të realizuar transferimin e tij gjatë janarit, mirëpo një gjë e tillë duket se nuk do të jetë shumë e lehtë për tu arritur pasi skuadra franceze ka shprehur haptaz kundërshtimin e saj për ta shitur atë në mes të sezonit pasi do ti linte pa një sulmues të mirëfilltë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here