Juve gati të shes Ronaldon, oferta e parë ka ardhur!

Sipas raportimeve të gazetës Record, e cila ka qenë gjithmonë shumë pranë ngjarjeve që kishin të bënin me Cristiano Ronaldon, nuk është vetëm Paris Saint Germain e interesuar për të mirëpo interesim ka shfaqur edhe Manchester United.

‘Manchester United ka javë që po lëviz në drejtim të tij dhe tashmë ka bërë edhe një ofertë nëpërmjet agjentit Jorge Mendes’- ka shkruar Report.

Një gjë është e sigurtë këtë verë, Ronaldo do të shitet nga Zonja e Vjetër në qoftë se kjo e fundit nuk arrin që të fitojë Champions League për shkak se kostot financiare janë të papërballueshme nga Juve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here