Shpërthen ylli i gjigantit italian: Klubi blen avion, por nuk na paguan

Atmosferë aspak e mirë te gjiganti italian.

Nuk është një moment i thjeshtë ai që po kalon Lazio-n, të paktën në nivel mediatik.

Si të mos mjaftonte kaosi me tamponët, tani ka shpërthyer një polemikë tjetër në shtëpinë e bardhekaltërve dhe këtë herë protagonisti është Luis Alberto.

Fantazisti i Lazio-s nuk e ka marrë shumë mirë blerjen nga klubi roman të një avioni për fluturimet e skuadrës në transfertë.

Gjatë një lidhje në Twitch, numri 10 spanjoll i është përgjigjur kështu një tifozi që i kërkonte një opinion mbi blerjen e re të Lazio-s:

“A e kam parë avionin? Po, kam parë që blejnë gjëra, por nuk na paguajnë. Avionin e kam parë, shpenzojnë shumë para, por për ne nuk ka asgjë. Dreqi e mori”.

Kjo ka qenë shfryrja e ashpër e yllit të Lazio-s.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here