Lajm i keq për Gattuson: Napoli humbet yllin e saj për ndeshjen me Milanin

Napoli dhe Milan është kryendeshja e gjiros së tetë në Serie A.

Rosonerët gjenden në pozitën e parë me 17 pikë, ndërsa Napoli në pozitën e tretë me 14 pikë.

Mirëpo Gattuso ka marrë një lajm të keq para derbit me Milanin, pasiqë Victor Osimhen ka pësuar një lëndim në shpatull në ndeshjen midis Nigerisë dhe Sierra Leones.

Gjasat që Osimhen të jetë i gatshëm për sfidën me Milanin janë të pakta, mirëpo nuk përjashtohet mundësia që ai të luaj.

Napoli-Milan do të zhvillohet të dielën e ardhme me fillim prej orës 20:45.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here