Lamtumirë Juve, Bernardeschi me skuadër të re!

Skuadra e Juventusit po bëhet gati për tu ndarë me Federico Bernardeschin gjatë muajit janar ku synohet shitja përfundimtare e kartonit të tij.

Futbollisti i Zonjës së Vjetër nuk pritet më të qëndrojë në Serie A pasi të gjitha skuadrat e interesuara janë jashtë Italisë.

Siç raporton Tuttosport, skuadrat që kanë shfaqur interesimin më të madh për të janë kryesisht nga Spanja dhe nga Premier League.

Arsyeja kryesore e shitjes së tij mendohet që të jetë numri i madh i futbollistëve që aktualisht ka Juventusi në repartin e sulmit dhe transferimi i Federico Chiesas mesa duket e firmosi përfundimisht të ardhmen e tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here