Bombë: Szoboszlai transferohet në Serie A, por te rivalët e Milanit

Dominik Szoboszlai drejt Italisë, por jo te Milani!

Dominik Szoboszlai është njëri nga lojtarët më të përfolur ditëve të fundit, pasiqë me paraqitjet e tij ka tërhequr vëmendjen e gjigantëve europian.U raportua se hungarezi ka arritur marrëveshje personale me Milanin dhe se në janar do ti bashkohet Rosonerëve.

Mirëpo siç raporton Calciomercato.com, Juventus është futur në garë për Szoboszlain dhe Biankonerët synojnë ta rrëmbejnë atë para Milanit. Pirlo dëshiron përforcime në mesfushë dhe e ka piketuar Szoboszlain si futbollistin ideal.

Vlera e Szoboszlait në treg është 25 milionë euro, shifër kjo aspak problematike për Juventusin dhe Biankonerët do të hidhen menjëherë në sulm për të siguruar shërbimet e tij para Milanit.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here