Milan dorëzohet, Calhanoglu tek rivalët e përjetshëm të kuqezinjëve!

Hakan Calhanoglu pas karantinës ka qenë njëri prej mesfushorëve më në formë në Serie A.

Sezonin e kaluar pas karantinimit ai shënoi 6 gola dhe asistoi plot 8 herë duke tërhequr kështu interesim të madh.

Siç raporton Sky Italia, Rossonerët janë në bisedime me turkun për të rinovuar kontratën mirëpo ky i fundit po kërkon plot 7 milionë euro, shumë kjo e papërballueshme për kuqezinjtë.

E në gjithë këtë mjegull në garë ka hyrë skuadra e Juventusit e cila po mendon seriozisht për transferimin e tij që sigurisht do të tentohet të arrihet me parametra zero.

Kontrata e Calhanoglut me Milanin skadon në verën e ardhshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here