Milan do transferojë mbrojtësin e Bayern Munich gjatë janarit!

Milan do të përpiqet që gjatë afatit kalimtar të muajit janar të arrijë një marrëveshje me mbrojtësin e Bayern Munich, Jerome Boateng.

Qendërmbrojtësi do të largohet sigurt në fund të këtij sezoni për arsye se bavarezët kanë vendosur që të mos i rinovojnë më kontratën atij.

32 vjeçari ka një kontratë në Allianz Arena deri në fund të këtij sezoni gjë që do të thotë se është i lirë të negociojë me skuadrat tjera për një transferim të mundshëm.

Rossonerët mund të arrijnë transferimin e tij me parametra 0 në qoftë se presin deri në fund të këtij sezoni mirëpo nuk përjashtohet mundësia edhe e transferimit të tij në janar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here