Onana në Serie A!

Andre Onana mund të largohet nga skuadra e Ajax qysh prej afatit kalimtar të janarit.

Portieri kamerunas mund të largohej edhe gjatë verës nga skuadra holandeze mirëpo nuk pati oferta të larta për të.

Mirëpo tashmë 24 vjeçari mesa duket ka përfunduar në radarët e dy skuadrave të mëdha italiane, Roma dhe Inter.

Giallorossët janë duke menduar për shitjen e Pau Lopez dhe të transferojnë Andre Onanan.

Ndërkohë tek Inter situata duket komplet ndryshe pasi tashmë Neroazzurët e kanë të qartë se duhet një zëvëndësues për Samir Handanovic edhe atë gjatë kësaj merkatoje dimërore dhe Onana ka një çmim prej rreth 30 milionë eurosh.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here