Bisedimet kanë filluar: Ramos transferohet në Serie A, por jo te Juventusi!

Sergio Ramos është njëri nga lojtarët më të përfolur kohët e fundit. Bisedimet me Realin për rinovimin e kontratës kanë ngecur dhe 34-vjeçari pritet të largohet nga Bernabeu në fund të sezonit.

Interesim për transferimin e tij kanë shfaqur Juventus dhe PSG, mirëpo garës i është bashkuar edhe Milani.

Siç raporton Calciomercato.com, Paolo Maldini ka biseduar personalisht me Sergio Ramosin për mundësinë e transferimit te Milani. Rosonerët e shohin Ramosin si liderin e ri të skuadrës pasi të pensionohet Ibrahimovic.

Maldini i ka ofruar pagë prej rreth 10 milionë eurove në sezon dhe Ramos nuk ia ka mbyllur derën transferimit në San Siro. Ramosit i skadon kontrata në fund të sezonit dhe mbetet ta shohim se ku do ta vazhdojë karrierën.

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here