Bisedimet kanë filluar: Wijnaldum transferohet në Serie A

Georginio Wijnaldum drejt transferimit në Itali.

Calciomercato.com, raporton se Inter ka nisur sulmin për transferimin e Wijnaldum nga Liverpooli. Neroaxurët kanë nisur bisedimet me Liverpoolin për mundësinë e transferimit të Wijnaldum në merkaton e janarit.

Kontrata e holandezit skadon në fund të sezonit dhe Reds mund të përfitojnë nga shitja e tij në janar, para se të largohet verën e ardhshme si lojtarë i lirë.

Liverpooli dëshiron të rinovojë me Wijnaldum, mirëpo holandezi dëshiron largimin dhe mbetet ta shohim ku do të përfundojë 30-vjeçari në janar, pasiqë interesim për të ka shfaqur edhe Barcelona.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here