Conti largohet nga Milani, por jo nga Serie A

Aventura e Andrea Contit te Milani drejt fundit.

Andrea Conti është njëri nga lojtarët që pritet të largohet nga Milani në janar. Italiani ka rënë në plan të dytë, pas paraqitjeve të mira të Davide Calabrias dhe ardhjes së Dalot.

Rosonerët janë të gatshëm ta shesin atë në janar, ndërsa interesim për të ka shfaqur Parma. Bisedimet pritet të fillojnë së shpejti, ndërsa Milan do të arkëtojë 7 milionë euro nga shitja e Contit.

Conti ka kontratë me Milanin deri në vitin 2022, ndërsa në San Siro u transferua nga Atalanta në vitin 2017 për 24 milionë euro.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here