Koeman merr lajmin e mirë para derbit: Ylli i Barcelonës i gatshëm për ndeshjen me Atleticon

Barcelona do të rikthehet në kampionat në ndeshjen kundër Atletico Madridit.

Një sfidë shumë e vështirë që do të vërë përballë dy rivalë në Spanjë. Katalanasit nuk e kanë nisur mirë sezonin dhe as ardhja e Koeman nuk po jep efekte.

Trajneri holandez do të ketë një perforcim në sfidën kundër Atletico Madridit. Philippe Coutinho është rikthyer në stërvitje. Ai ka kaluar dëmtimin duke qenë se nuk udhëtoi as me Brazilin dhe është krejtësisht gati.

Lojtari ka qenë titullar këtë sezon, ndërsa Koeman ka ulur në stol Antonie Griezmann për të. Coutinho mbetet një përforcim me vlera për ekipin e Barcelonës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here