Maldini nuk ka të ndalur: Milan transferon yllin e Liverpoolit

Milan e ka nisur shkëlqyeshëm sezonin e ri dhe Rosonerët pritet të kryejnë disa përforcime në merkaton e janarit për të synuar fitimin e Scudettos.

Siç raporton TodoFichajes, emri i fundit që ka përfunduar në shënjestrën e Paolo Maldinit është Georginio Wijnaldum.

Holandezit i skadon kontrata me Liverpoolin në fund të sezonit dhe Milan synon transferimin në janar për një shifër simbolike.

Interesim për Wijnaldum ka shfaqur edhe Interi, mirëpo Maldini synon t’i ofrojë pagë më të lartë holandezit për ta bindur që ta vesh fanellën e Milanit.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here