Problemet nuk kanë të ndalur, ylli i Interit me koronavirus

Aleksandar Kolarov doli pozitiv për koronavirus.

Lojtari i Interit ishte thirrur nga ekipi kombëtar i Serbisë, por u kthye në Itali herët, për shkak të një problemi të muskujve, që e pengoi atë të luante me përfaqësuesen ballkanase. Tani, ai doli pozitiv përkCoronavirus dhe do të humbasë ndeshjen e Serie A kundër Torinos, gjithashtu ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit.

“FC Internazionale Milano njofton se Aleksandar Kolarov u testua pozitivisht në tamponin e kryer dje, pas kthimit nga grumbullimi me ekipin e tij kombëtar. Lojtari, plotësisht asimptomatik, tani do të ndjekë procedurat e parashikuara nga protokolli shëndetësor”, – shkruhet në deklaratën që u shfaq në faqen zyrtare të Interit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here